Challandes sot mban konferencën për shtyp, flet për ndeshjet kundër Çekisë e Anglisë

Kombëtarja e Kosovës është në prag të dy testeve të radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Testet e radhës për kombëtaren e Kosovës do të jenë Çekia dhe Anglia, teste që konsiderohen si më të vështirat e kësaj kampanje.

Fillimisht, më 7 shtator, në ‘Fadil Vokrri’, Dardanët do të jenë nikoqirë të çekëve, ku synojnë vetëm rezultat pozitiv, përkundër disa mungesave në formacion, shkruan lajmi.net.

Tri ditë pas kësaj ndeshje, djelmoshat tanë udhëtojnë drejt Anglisë, ku do të luajnë ndeshjen më të vështirë të grupit, ndeshje që në letër është e humbur.

Lidhur me këto dy ndeshje sot do të flas selektori i Kosovës, Bernard Challandes, në një konferencë shtypi që mbahet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.

Konferenca e trajnerit do të fillojë në ora 11:00.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme