Chelsea befasohet nga Crystal Palace, mposhtet në Stamford Bridge (Video)

Chelsea ka lëshuar teren në shtëpinë e vet, pasi ka humbur nga Crystal Palace me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte një triler i vërtetë, ku arritën të shënohet tri gola, fillimisht me Blutë që kaluan në epërsi e pastaj me dy gola të shpejt nga Crystal Palace, që u rikthyen nga disavantazhi.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e pestë, ku Cesc Fabregas shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Eden Hazard.

Fabregas duke festuar golin e hershëm të epërsisë

Në minutën e nëntë të ndeshjes në lojë shfaqet Wilfried Zaha, i cili shënon një gol të bukur për 1-1 pasi më parë u asistua nga Christian Benteke.

Zaha duke festuar me bashkëlojtarët golin e barazimit

Sulmuesi belg, Benteke, arriti të gjej edhe golin pas asistimit, ku në minutën e 11 kaloi skuadrën e tij në epërsi prej 2-1 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Benteka dhe festa e tij!

Në pjesën e dytë, Chelsea hyn furishëm në lojë për të gjetur golin e barazimit dhe për tu rikthyer në lojë, duke futur në ndeshje edhe Michy Batshuayin dhe Willan.

Megjithatë, edhe pas shumë e shumë rasteve të krijuara për gol, vendasit nga Stamford Bridge nuk arritën të gjejnë golin dhe kështu humbën 2-1 një takim shumë të rëndësishëm për të vulosur punën e titullit.

Tifozët e Crystal Palace duke festuar në Stamford Bridge

Pas kësaj humbje, Chelsea ka 69 pikë në vendin e parë apo vetëm shtatë më shumë se Tottenhami në vend të dytë, ndërsa Palace renditet në vendin e 16 me 31 pikë. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme