Chelsea fillon këndelljen
4 vjet më parëSakte.net / e Shtunë 01 Tetor 2016 – 18:08
Chelsea ka arritur të gjejë rrugën e fitores në përballje me Hull Cityn, raporton Koha.net.
Skuadra e Antonio Contes kishte tre ndeshje pa fitore në Premier Ligë, dy humbje dhe një barazim, kurse sot fitoi në udhëtim me rezultat prej 0-2.
Ëillian e Costa ishin ata që shënuan sot, për t’i siguruar pikët e plota klubit londinez.
Me këtë fitore Chelsea renditet në vendin e 6 me 13 pikë. Kurse Hull mban vendin e 15 me 7 pikë.