Chelsea gati 115 milionë euro për dyshen e Juventusit

Antonio Conte kërkon të bëjë pazar te Juventusi dhe tani duket edhe më serioz me çmime.

Leonardo Bonucci prej kohësh është vënë në krye të listës së dëshirave të trajnerit Antonio Conte, i cili është gati të bëjë gjithçka ka në dorë për t’ia rrëmbyer atë Juventusit.

Bonucci njëri prej më të mirëve te Juve

Futbollisti nga ana e tij ditët e fundit nuk ka bërë gjë tjetër veçse nëpër media të ndryshme ka mohuar zërat që flisnin për përçarje në skuadër si dhe një largim të mundshëm të tij nga Torino.

Por, kjo nuk e ka frenuar aspak interesimin e Chelsea, që në fakt i ka dyfishuar përpjekjet e tij duke kërkuar edhe Alex Sandron.

Sandro ka treguar formë me Juve

Juventusi në të vërtetë e ka refuzuar një ofertë për brazilianin që kapte shifrën e 60 milionë eurove, por nëse Sandro do të kërkojë largimin nga skuadra, atëherë klubi torinez nuk do ta pengojë atë të shkojë diku tjetër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme