Chelsea ka mposhtur rivalin lokal Tottenham Hotspur me rezultat 4 me 2, për të kaluar në finale të FA Cup.
“Blutë” e Londrës në finale tani presin fituesin e duelit gjysmëfinale mes Arsenalit dhe Manchester Cityt që zhvillohet të dielën [nesër].
Willian realizoi dy gola, një shënoi Eden Hazard dhe një tjetër Nemanja Matiq. Për Tottenhamin realizuan dyshja angleze Harry Kane dhe Dele Alli.
© KOHA.