“Ciao” Milan, largohet një super futbollist (FOTO)

E martë, 08 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Luiz Adriano ka vendosur të largohet nga Milan.

Luiz Adriano është duke i kaluar muajt e tij të fundit si futbollist i Milanit.

Sulmuesi brazilian nuk ka arritur të lë gjurmë në “San Siro”.

Andaj, ai do të gjejë një skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit, raportojnë mediat italiane.

Adriano është futbollisti me rrogën e dytë më të lartë në klub me vlerë prej 3 milionë euro, përcjell “Lajmi.net”.

Dhe, ai ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2020.

Por, Milan e ka nxjerr në listën e shitjes pasi edhe braziliani ka shprehur gatishmëri të gjejë një ekip të ri ku do të ketë më shumë hapësirë për lojë.