Cili ishte goli i parë i Ronaldos në karrierë?

Cristiano Ronaldo tashmë është ndër lojtarët më të mirë në botë.

Pamjet e golit të parë të Cristiano Ronaldos për klubin e fëmijërisë Sporting Lisbonës janë ripublikuar në rrjetet sociale.

Ronaldo, 37 vjeç, është një nga sulmuesit me më së shumti gola në historinë e futbollit, pasi ka shënuar 699 gola për klube; Sportingun, Real Madridin, Juventusin dhe klubin aktual Manchester United.

Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë në futbollin ndërkombëtar për meshkuj, pasi ka shënuar 117 gola për Portugalinë.

Gjithçka filloi në vitin 2002, kur Ronaldos debutoi për të rriturit te Sporting në një miqësore kundër skuadrës spanjolle Real Betis.

Superylli portugez, i cili ishte vetëm 17 vjeç në atë kohë, la një përshtypje të menjëhershme me një gol të shkëlqyer individual.

Ronaldo ishte aq i panjohur në atë kohë, saqë komentuesit gabimisht e quajtën Custudio, një tjetër nga lojtarët e Sportingut.

Në shtator të atij viti, Ronaldo do të bënte debutimin e tij zyrtar për Sportingun kundër Bragës në Primeira Liga – vetëm 17 vjeç, shtatë muaj dhe 25 ditë.

Ai do të vazhdonte të shënonte golin e tij të parë zyrtar për klubin muajin e ardhshëm, duke shënuar një dygolësh kundër Moreirense në një fitore 3-0 për Sporting.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme