City ofertë e çmendur për Messi, rrogë 600 mijë euro në javë

Pronarët e Manchester City janë gati të bëjnë një çmenduri financiare për të sjellë Lionel Messi në Premier League verën e ardhshme.

E përditshmja britanike “Daily Mirror” konfirmon se “The Etihad Club” është gati të investojë 250 milionë euro për të marrë yllin argjentinas, që duket se është në prag të divorcit me Barcelonën. City është gati t’i ofrojë një rrogë të çmendur sulmuesit argjentinas, prej 600 mijë eurosh në javë.

Drejtuesit e ekipit anglez janë të bindur se falë ndërhyrjes edhe të trajnerit Pep Guardiola, që e ka drejtuar më parë Messi, ky transferim mund të realizohet. Messi dhe Guardiola kur ishin se bashku te Barcelona Ditët e fundit kanë lindur thashetheme se Messi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Barcelonën, ndaj disa nga klubet më të mëdha në Europë janë gati ta marrin talentin argjentinas.

Por duket se Manchester City është i vetmi që mund të ofrojë një shumë të tillë marramendëse për të marrë talentin e futbollit. Messi ka një klauzolë prej 250 milionë eurosh për të lënë Barcelonën dhe kontrata e tij skadon në vitin 2018. Ndaj klubi katalan preferon më mirë ta shesë për të argëtuar një shumë marramendëse verën e ardhshme se sa Messi të ikë gratis 12 muaj më vonë (verën e 2018-ës).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme