Jose Mouirnho dhe Antonio Conte, përveç Premierligës, janë konkurrentë edhe në afatin e transferimeve
Sipas tabloidit britanik, Daily Express, menaxheri i Chelseas, Anconio Conte ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit të Benficas, Victor Lindelof.
Kurse, tash e një kohë për këtë lojtar ka shfaqur interesim edhe menaxheri i Manchester United, Jose Mouinho.
Conte do të tentoj që gjatë verës ta transferoj suedezin, i cili është objektivi kryesor i skuadrës nga Stemfor Bridge për sezonin e ri. /Express/