Costa e pranon gabimin ndaj Contes

Megjithëse flitej për një kalim në futbollin kinez, Diego Costa është stabilizuar te Chelsea. Me 17 gola në Premierligë, ai është rikthyer në formën e tij të mëhershme edhe pse gjatë sezonit nuk kanë munguar polemikat me trajnerin Antonio Conte, shkruan zeri.info.

Në një intervistë dhënë për mediat spanjolle, ai thekson se mosmarrëveshjet me trajnerin kishin nisur kohë më parë. “Marrëdhënia me Conten nuk nisi mirë sepse sapo erdhi i thashë se doja të shkoja tek Atletico Madrid. Ai ishte shumë i nxehur, gati gati nuk më shikonte dhe e kuptoj shumë mirë, pasi një gjë të tillë do të kisha bërë edhe unë në vend të tij. Për fat të mirë nisa të shënoja në vazhdimësi. Bëra të pamundurën për t’u rikthyer në Madrid, por ata nuk bënë të njëjtën gjë për të më transferuar, prandaj u riktheva te Conte”, është shprehur Costa./Zëri/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme