”Credit Suisse” do të paguajë 5.3 miliardë për shkak të kredive hipotekare në SHBA

Banka zvicerane “Credit Suisse” zyrtarisht do të paguajë 5.3 miliardë dollarë si zgjidhje jashtëgjyqësore me autoritetet amerikane.

Kjo u arrit pas ankesave në lidhje me akuzën e dytë më të madhe me manipulimin e bankës zvicerane me investitues, më saktësisht, me letrat me vlerë të garantuara nga hipotekat banesore, para krizës financiare të vitit 2008. Kjo u njoftua nga Ministria e Drejtësisë në SHBA, cituar nga “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
“Credit Suisse”, selia e të cilës është në Cyrih, do të paguajë një gjobë prej 2.48 miliardë dollarësh para të gatshme, plus 2.8 miliardë dëme për klientët.

Marrëveshja parimore është arritur më 23 dhjetor të vitit të kaluar.

Për të njëjtën skemë edhe “Deutsche Bank” u pajtua në fund me Ministrinë e Drejtësisë për të paguar një total 7.2 miliardë dollarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme