Dafina sjell imazhe nga kënga e re (Foto)

Pas debutimit në tregun ndërkombëtar me këngën “Katër sezona” , Dafina Zeqiri nuk po ndalet nga angazhimet me projekte të reja.

Së fundi, ajo ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram të cilat duket se janë pjesë nga kënga e re, shkruan lajmi.net.

Ashtu si në këngën e fundit, edhe në këtë të radhës, ajo pritet të vjen me këngë e cila do shndërrohet hit menjëherë.

Sipër njërës fotografi, Dafina ka shkruar fjalët “ Janë vetëm këto ditë me shi,

Shpenzohet një pjesë e jetës duke tentuar ta pastrojmë…

Deri të del dielli dhe të shndritë përsëri,

Buzëqesh për mua, buzëqesh për mua…”

Fansat e këngëtares kishin komentuar duke thënë se këto janë vargje të këngës së re të cilën e presin me padurim. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme