Dallku: Asgjë nuk është e pamundur, do të provojmë

Armend Dallku premton se do të mundohet ta shfrytëzojë eksperiencën e tij për ta udhëhequr në fushë FC Prishtinën, në ndeshjen e parë dhe historike në Evropë, shkruan zeri.info.

Bardhekaltrit do të paraqiten me Norrkopingun të enjten në ndeshjen e vlefshme për rrethin e parë preliminar të Europa Leagues.

“E kam marrë rolin e kapitenit, e kam ditur se do të ballafaqohemi me vështirësi. Erdhi ajo që ka qenë e pritur kjo ditë, kanë pritur shumë gjenerata. Jam i gatshëm si kapiten, kemi biseduar me futbollistët, që të jemi sa më të fokusuar dhe të përgatitur, janë ndeshje specifike, ku gabimet nuk lejohen dhe duhet të jenë minimale”, theksoi fillimisht kapiteni i prishtinasve në konferencë për shtyp.

“Kemi punuar në aspektin mental dhe fizik, duhet të jemi sa më të qetë. Kundërshtari është mjaft i vështirë, sidomos stili i lojës së skandinavëve, me të cilët nuk kam dashur të përballemi. Normalisht presim rezultat dhe angazhim. Asgjë nuk është e pamundur, nëse ekziston vullneti dhe dëshira. Në ndeshjen e parë duam të nxjerrim rezultat të mirë dhe në ndeshjen e kthimit më pas ta dhurojmë një spektakël. /Zëri/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme