Dardanët udhëtojnë në Turqi për ta përkrahur Kosovën (Foto)

Sakte.net  /  E enjte, 13 Tetor 2016  –  18:45

Ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” Përfaqësuesja e Kosovës, do ta zhvillojnë ndaj Turqisë si mysafire me 12 nëntor.

Tifozët e Kosovës “Dardanët” kanë bërë të ditur se do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar për ta përkrahur Kosovën në këtë ndeshje në Turqi.

“Dardanët në mënyrë të organizuar do të udhëtojnë për të përkrahur Kosovën. Për detaje më të hollësishme do t’ju njoftojmë në ditët e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e tifozëve kosovar.

Kujtojmë që për banorët e Kosovës udhëtimi në Turqi është i lejuar edhe pa viza, mjafton të kenë një pasaportë kosovare. /Telegrafi/

dardanet3