Jeta frenetike, ankthi që nuk merr fund kurrë na bëjnë që në mbrëmje koka të bëhet lëmsh dhe dëshira për të përqafuar të jetë zero. Por të përmirësohet është e mundur, ja se si
Që nga alarmi i mëngjesit, ne vihemi nën presion pa ndërprerje. Duke nisur nga menaxhimi i fëmijëve, i shtëpisë dhe i punës, duket se jemi vazhdimisht me “thikën në fyt”. Kur vjen koha që më në fund të shkojmë në shtrat, në vend që të mbarojmë ditën në mënyrë perfekte, e vetmja gjë që duam është të mbyllim sytë dhe të flemë gjumë. Rezultati? “Çifti plas”, siç thuhet. Por, ne mund ta përmirësojmë atë: le të zbulojmë disa strategji të vogla për ta mbajtur lidhjen tonë të ngushtë dhe për të rindezur “xixat” poshtë çarçafëve…
Tani mjaft!: ne gjithmonë duam të bëjmë gjithçka, nuk ndalojmë kurrë. Por kur të mbarojë dita e punës, duhet të dini se si të largoheni nga detyrat dhe të filloni të kaloni pragun e kënaqësisë. Për të filluar të relaksoheni, asgjë më mirë se një shëtitje e vogël: mushkëritë oksigjenohen dhe koka çlirohet. Pasi të keni ardhur në shtëpi, një banjë e nxehtë ose një dush gjallërues do të jetë i përsosur për të hequr tensionin, për të përkëdhelur trupin me ujin dhe për t’u ndierë të qetë dhe të relaksuar. Kurrë më pa të.
Le të përqendrohemi te oreksi: darka është një mundësi e mrekullueshme për t’u takuar përsëri. Jo vetëm ushqimi: të marrësh pjesë në përgatitjen e menysë, qoftë edhe një sanduiç, shkurton distancat dhe nënkupton finalen e madhe. Asnjëherë mos i ndani detyrat, të tipit, “Unë gatuaj, ti dërgo e-mailet e tua”: të jeni bashkë gjatë kohës që po përgatitni ushqimin, krijon një moment shumë të veçantë dhe shumë intim. Kështu që më mirë të shikoni për një “unë gatuaj, ti përgatit aperitivin”: të ngrini një dolli në mes të kuzhinës krijon alegri dhe është një fillim i shkëlqyeshëm për një darkë që të çon drejt e në dhomën e gjumit. Provojeni që ta besoni.
Natën e mirë me një puthje: mos i humbni kurrë zakonet e mira! Edhe pa shqetësuar shkencëtarët, është e qartë se fjetja së bashku kontribuon në krijimin e intimitetit dhe të një ndjenje bashkimi. Një përqafim dhe braktisja në krahët e tjetrit janë mënyra më e mirë për t’u çlodhur dhe për ta përkëdhelur veten pak. Në qoftë se partneri ynë është njeriu klasik i ngrohtë, i cili thjesht mund të heqë mbulesat dhe të hapë dritaret, durim: le të kënaqemi me disa minuta së bashku dhe pastaj lejoni erosin të bëjë pjesën e vet.
Poshtë shpejtësia: duhet të kemi parasysh se një marrëdhënie të shpejtë dhe intensive nuk mund ta hedhim poshtë, sidomos nëse shërben për t’i dhënë një shtysë rutinës së çiftit tashmë të konsoliduar, përpiqemi nëse është e mundur që të mos e bëjmë zakon. Zjarri i pasionit duhet të ushqehet: përkëdheljet, përqafimet dhe puthjet janë thelbësore për të ruajtur kontaktin dhe intimitetin, për të mos përmendur që për ne zonjat, ndonjëherë këto janë më mirë se historia. Një qëllim i mirë …
Planifikimi: eksplorimi i trupit të tjetrit është gjithmonë një aktivitet shumë i këndshëm, mund të rezervojë çdo herë disa befasi dhe të kthen ndjenjën e afërsisë. Intimiteti shkon krah për krah me komunikimin: të ndash ato gjëra që na kanë ndodhur gjatë ditës, të tregosh emocionet dhe të bisedosh është shumë e rëndësishme. Pastaj nëse duam ta ekzagjerojmë (kështu të thuhet!), sugjerimi është një masazh i mirë reciprok në pikat ku shpina ose qafa janë lënduar: gërvishtjet dhe gjërat e tjera të ngjashme janë shumë të vlerësuara dhe gjithmonë japin fryt të mirë … që të kapen në fluturim, kuptohet!