Dashuria mbi të gjitha: Fotografitë e çiftit, që festoi 63-vjetorin e martesës kanë përlotur gjithë botën (Foto)

Asgjë nuk e ndalë më mirë kohën sesa dashuria, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon rasti i çiftit bashkëshortor Wanda dhe Joe.

Ata u martuan në vitin 1952, dhe vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin marrëzisht, sikurse në ditën kur u takuan për herë të parë, transmeton Telegrafi.
Për hir të 63-vjetorit të martesës, mbesa e tyre nga Teksasi, Shalyn Nelson e cila është fotografe profesioniste, ka vendosur t’ua realizoi një fotosesion të mrekullueshëm, që shumë njerëz i ka habitur.

Dyshja simpatike janë takuar për herë të parë në vitin 1950, kur Joe dhe Wanda shkëmbyen shikimin joshës në rrugë.

Dhe pas disa sekondave, duket se Joe nuk kishte mundur t’i bëjë ballë bukurisë së saj, dhe kështu e kishte ndaluar në rrugë për t’i kërkuar të dalin në një darkë romantike. /Telegrafi/

Wanda dhe Joe festojnë 63-vjetorin e martesës, dhe dashuria e tyre vazhdon të jetë e fortë si kurrë më parë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme