Dasma e vajzës së miliarderit rus më e shtrenjta e historisë/ Video/

E mërkurë, 02 Nentor 2016  –  Sakte.net

Miliarderët rusë vazhdojnë të çudisin me shpenzimet marramendëse. Një nuse ruse, vajzë e një manjati të naftës ka pasur dasmën më të shtrenjtë të të gjitha kohërave pasi ka shpenzuar pa hesap për një dasmë si në përralla.

Madina Shokirova, vazja e Ilkhom Shokirov kishte veshur në fustan nusërie të mbuluar me xhevahirë, me një vlerë marramendëse prej afërsisht 600 mijë euro. Stilisti ka qënë britanik.

Të ftuarit ishin rreth 900, ku përveç familjarëve dhe të afërmve, ishin miq dhe anëtarë të tjerë të elitës ruse. Dasma si në parrallë u mbajt në hotelin luksoz të Moskës, Radisson Royal Congress Park,, ku çmii i një suite presidenciale për një natë është 5 mijë euro.

Madina, bashkëshorti i të cilës thuhet se ka lidhje me presidentin e Uzbekistanit, duket e mrekullueshme me fustanin e realizuar nga Ralph& Russo.

/ Top Channel

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme