Dasmorët bllokojnë autostradën me super-vetura (Video)

Sakte.net /e Premte 30 Shtator 2016 – 15:46

Autostrada Trans-Evropiane në Stamboll të Turqisë, është bllokuar nga veturat luksoze të dasmorëve, që ishin nisur për të marrë nusen e Ozcan Ozerit.

Për nder të dhëndrit që është fotograf i veturave sportive, janë bashkuar shumë shoferë që t’ia bëjnë ceremoninë më madhështore, transmeton Telegrafi.

Madje, derisa super-makinat prisnin në radhë, dy shoferë kanë bërë rrathë në asfalt duke i ‘ndezur gomat’. Por, kjo nuk ka kaluar pa u ndëshkuar dhe ata janë shoqëruar nga Policia.

Pasi e kanë pranuar fajin, atyre u është konfiskuar leja e vozitjes, janë dënuar me nga 80 euro, e më pas janë lënë të lirë. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme