De Biazi kërcënon Dukën: Iki nëse nuk kemi të njëjtat objektiva!

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka qënë i ftuar në emisionin “Ora Skaner” në televizionin “Ora News” përballë një paneli të ftuarish ku ka bashkëbiseduar me ta çështje të ndryshme mbi ekipin që drejton.

Për Europianin

“Puna që është bërë në vitet e fundit e çoi kombëtaren në maja. Kjo është diçka që i bën mirë të gjithëve dhe shpresoj që arritje të tilla të ketë sërish në të ardhmen.”

Për individët dhe grupin

“Individët janë ata që bëjnë një skuadër dhe sa më shumë individë cilësorë të ketë, aq më mirë ësjtë. Por primar për mua është grupi dhe askush nuk mund ta mendojë veten mbi të tjerët. Të gjithë lojtarët e kanë kuptuar këtë. Ata që nuk e kuptuan, nuk u grumbulluan më. I vetmi senator që unë kam pasur në ekip ka qënë Lorik Cana, por ai për të mirën e grupit bënte gjithçka.”

Për Rashicën

“Rashica nuk është thelbësor për ne sepse si ai kemi shumë.”

Për kualifikueset

“I vetmi peng i yni është që nuk fituam kundër Izraelit sepse do ishim në garë me më shumë shanse. Megjithatë në jetë duhet mësuar edhe që të ringrihesh pasi rrëzohesh.

Per Avdiajn

“Bëra 800 km rrugë për ta parë. Pashë ndeshjen e Shtumgracit dhe nuk pashë asgjë. Sot është më shumë i famshëm për klauzolën që Sharke i vendosi se ajo që bën në fushën e lojës çdo javë. Rashica zgjodhi të luajë për Kosovën dhe kjo është një zgjedhje që e ka bërë me qetësi të plotë”.

‘SMS’ per Duken

Shpresoj që në historinë e Shqipërisë të ketë momente të tjera të rëndësishme, por duhet të thënë se puna që është bërë vitet e fundit e dërgoi kombëtaren shqiptare në maja sepse mësimi më i mirë që mësuam është të besosh tek cilësia. Sot besoj se kombëtarja ka vazhdueshmëri, me një të ardhme. Nëse nesër apo pasnesër objektivat tona nuk janë të njëjta, atëherë unë do largohem dhe do shkoj në rrugën time.