‘De Ligt i destinuar për lojtar të madh”

Trajneri i Bayer Leverkusen Peter Bosz ka thënë se mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt ishte i destinuar për t’u bërë lojtar i madh prej që ishte 17 vjeç.

Bosz ishte trajner i De Ligt te Ajaxi gjatë sezonit 2016-17 dhe kishte startuar me holandezin kundër Manchester United në finalen e Europa Ligë atë sezon.

“Kur isha trajner i Ajax ai ishte vetëm 17 vjeç, por ai ishte një lojtar i madh prej asaj kohe”, tha Bosz gjatë konferencës për shtyp para përballjes së tij me Juven në Ligën e Kampionëve.

“Ka vetëm pak talente si ai. Juve janë një skuadër e madhe, me të cilët është një përballje e vështirë”.

“Sarri dëshiron që të luajë hapur me skuadrën. Këtë e kemi parë edhe gjatë kohës sa ishte ai me Napolin dhe Chelsean”.

Leverkusen nuk ka arritur që të këtë një fillim në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ku humbi në shtëpi kundër Lokomotivës së Moskës me rezultat 2-1 në ndeshjen e tyre të parë.

“Ne absolutisht është dashur të fitojmë në shtëpi kundër Lokomotivës. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi dhe nesër ne kemi një mundësi të dytë”. /GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme