Dëgjojeni pa muzikë zërin e Freddie Mercuryt në hitin “We Are The Champions” (Video)

Kanë kaluar më shumë se 25 vjet prej nga vdekja e Freddie Mercuryt, mirëpo këngët e tij vazhdojnë të jenë të pavdekshme.

Energjia dhe pasioni i tij i pashtershëm vazhdon t’i pushtojë zemrat e njerëzve anekënd botës.

Ai është njëri prej ikonave dhe legjendave më të mëdha të muzikës rok, por edhe muzikës në përgjithësi, prandaj nuk është habi që askush deri më tani nuk ka arritur t’i afrohet zërit të tij mahnitës.

Një prej këngëve të “Queen” që dëgjohet vazhdimisht nëpër stadiume, sidomos në momente vendimtare, por edhe nga të gjithë dashamirët e muzikës, është “We Are the Champions”.

Dhe për ta dëshmuar se ai ka pasur një vokal të pakonkurrencë, një fans i Mercuryt ia ka larguar muzikën për të lënë vetëm zërin e tij, njofton Telegrafi.

Në këtë mënyrë është treguar se kjo këngë është një mega-hit edhe në mungesë të muzikës falë zërit Freddiet.

Videoja është publikuar në YouTube në dhjetor të vitit 2015 dhe deri më tani është shikuar rreth 15 milionë herë.

Freddie Mercury vdiq në moshë 45 vjeçare në vitin 1991, si pasojë e komplikimeve nga AIDS-i, sëmundje të cilën e kishte konfirmuar vetëm një ditë para vdekjes së tij.

Më poshtë është kënga origjinale e “Queen”. /Telegrafi/