Gjyqtari që u vu në qendër të kritikave pas gjykimit joprofesinal të përballjes mes Barcelona dhe Paris Saint-Germain mund të dënohet rëndë
UEFA mund të dënojë ashpër gjyqtarin gjerman Deniz Aytekin, duke ia ndaluar gjykimin në pjesën e mbetur të sezonit të Ligës së Kampionëve.
Pierreluigi Colina, që kryeson bordin e gjyqtarëve, raportohet të ketë vendosur të mos i japë Aytekin mundësinë për të gjykuar më këtë edicion, pasi nuk është aspak i kënaqur me mënyrën si ai e gjykoi përballjen Barcelona – Paris Saint-Germain.
Në raporte përmendet po ashtu penalltia e paakorduar në rastin e Angel Di Maria dhe ajo e paqena e akorduar në rastin e Luis Suarez.
Raporti zyrtar i shtëpisë europiane të futbollit ende nuk është publikuar, ndaj nuk dihen ende konkluzat finale.