Destinacionet “e fshehura” të Luftës së Ftohtë në Gjermani

Berlini dhe muri i tij i famshëm janë epiqendra e turizmit që kërkon gjurmë të Luftës së Ftohtë, por anembanë Gjermanisë ka dhjetëra vende të tjera që portretizojnë më së miri tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Shumë instalacione të rëndësishme mund të gjenden kudo, relike të kohës Gjermania Perëndimore ishte “pika e vlimit” e Luftës së Ftohtë. Ekzistojnë bunkerë të fshehur, ish-kapanone raketash të kthyera në galeri arti, si dhe pista ajrore sekrete shumë pranë autostradave.

Por cilat janë vendet më të njohura që ilustrojnë tensionet e asaj kohe, në perëndim të kufirit të asaj që dikur quhej Republika Demokratike Gjermane (RDGJ)?

The Barbarastollen “Barbarastollen” është një arkivë masive nëntokësore, që kishte për qëllim të ruante trashëgiminë kulturore të Gjermanisë nga fatkeqësitë e mundshme. E ndodhur në një minierë të papërdorur pranë Freiburg im Breisgau, arkiva mban filma të shkurtër me rreth 900 milionë imazhe nga regjistrat gjermanë dhe muzeumet. E ndërtuar në pikun e Luftës së Ftohtë, në vitin 1974, arkiva përmban edhe faksimile interesante filmash si Traktati i Paqes i Westphalias, që i dha fund luftës 30-vjeçare (1618-1648), korrespondenca nga shkrimtari dhe burrshtetasi Johann Wolfgang von Goethe, si dhe plane ndërtimi për Katedralen e Këlnit. Kompleksi në tërësi është i fshehur 400 metra nën shkëmb, e besohet se mund t’i mbijetojë edhe një lufte bërthamore. Përllogaritet që përmbajtjet e saj të mbijetojnë edhe për rreth 500 vite të tjera pa pësuar ndonjë dëmtim serioz. Vizitat dhe turet në të janë të mundshme vetëm përmes një planifikimi kalendarik.

Pikëkalimi kufitar Marienborn Pika e kalimit kufitar Helmstedt-Marienborn, në kufirin midis Loëer Saxony dhe Saxony Anhalt, ka qenë dikur më e madhja dhe më e rëndësishmja në kufirin e brendshëm gjerman. Ky ishte aksi më i shkurtër tokësor mes Gjermanisë Perëndimore dhe Berlinit Perëndimor, ndaj dhe shpesh kthehej në një ngërç për shkak të trafikut të madh të automjeteve tranzit. Instalimet nga RDGJ-ja, që duhej të procedonin të gjithë valën e trafikut, e sigurisht të mund të kapnin “spiunët” potencialë dhe refugjatët nga lindja, ishin masive. Sot ajo është kthyer në një muze të lirë, me vendpushime e restorante pranë tij, në krah të autostradës “Autobahn 2”.

Bunkeri Marienthal Bunkeri i ashtuquajtur qeveritar është një kompleks masiv nëntokësor, që synonte asokohe të strehonte qeverinë e Gjermanisë Perëndimore (RFGJ) në rast sulmi ndaj ish-Bashkimi Sovjetik, apo ndonjë sulmi të mundshëm bërthamor. I ndodhur rreth 25 km në jug të ish-kryeqytetit Bonn, mes vreshtave të Luginës së Ahrit, ai u ndërtua mes viteve 1960-1972 brenda dy tuneleve hekurudhore. Ai u nxor jashtë përdorimi në vitin 1997, por prej atëherë është rihapur si galeri që dokumenton ish-bunkerin qeveritar, ku vizitorët mund të shohin dhomën (jashtë përdorimi) e kontrollit, e madje edhe një replikë të dhomës së gjumit të Kancelarit gjerman.

Mödlareuth Ashtu sikurse edhe “Rodachtal”, “Mödlareuth” është një fshat i vogël gjerman që u nda nga vija e frontit gjatë Luftës së Ftohtë në Europë. Pjesa veriore e fshatit, në Thuringia, u bë pjesë e zonës së pushtuar nga sovjetikët në vitin 1945. Një seri gardhesh kufitare u ndërtuan aty pas vitit 1952, ndërsa muri që ndante dy pjesët e “Mödlareuth”-it u ngrit në vitin 1966, 5 vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit. Trupat amerikane në këtë zonë e quajtën atë si “Berlini i vogël”, ndërsa në vitin 1983, zv.presidenti amerikan George HW Bush e vizitoi duke thënë shprehjen “Unë jam një banor i Mödlareuthit”. Kufiri u rihap për këmbësorët në dhjetor të 1989-s, e pjesa e mbetur e murit u shkatërrua një vit më pas. Sot një muze në qiell të hapur, ai përfshin një pjesëz të murit origjinal, sikurse edhe replika të instalacioneve kufitare, duke u lejuar vizitorëve të shijojnë këtë “mini Berlin” larg turmave të mëdha të turistëve që vizitojnë Portën e Brandenburgut.

Pista mbi autostradën “Autobahn 29” Një tjetër zonë interesante është ajo mbi autostradën 29, në veri të Cloppenburgut, në Saksoninë e Poshtme. Kjo pistë betoni shumë pranë trafikut të zhurmshëm ishte vendi ku uleshin e ngriheshin avionët e mëdhenj të transportit “C-130 Hercules”, si dhe avionët luftarakë “A-10 Thunderbolt”, gjatë stërvitjes së NATO-s të koduar me emrin “Highway 84” në vitin 1984. Fillimisht e ideuar nga nazistët, aeroporte të tilla të improvizuara u kthyen gjithnjë e më shumë në autostrada gjatë Luftës së Ftohtë. Shumica e tyre janë riintegruar tashmë me pjesët e tjera të zonave, ose autostradave moderne.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme