Dhitë adoptojnë majmunin e braktisur (Video)

Një majmun i vogël i vetmuar, pasi humbi mes xhunglave të Kinës, gjeti një familje të re kur mbërriti në një fermë dhish. Krijesa e vogël u filmua nga mediat lokale në kontenë Tongu në provincën lindore Jiangxi teksa qëndronte mbi shpinën e një prej dhive që tashmë duket se është bërë nëna e tij adoptive.

Fermeri Zhong Shu tha se majmuni i vogël qëndron prej 5 ditësh në fermën e tij dhe nuk i largohet kurrë nënës së tij të re. Ai tregoi se edhe natën ata të dy flenë bashkë.

Pronari i dhive tha se është përpjekur të ushqejë majmunin me banane, por ai nuk i pranon ato dhe duket se ushqehet bashkë me dhitë kur ato dalin nga ferma, transmeton tch.

Autoritetet lokale për mbrojtjen e kafshëve thanë se kanë vendosur që ta çojnë majmunin në një kopsht zoologjik. Por fshatarët e zonës kanë shprehur kundërshtimin e tyre duke thënë se nuk ka arsye për tu mbyllur në kafaz një kafshë që jo vetëm ka argëtuar të mëdhenj e të vegjël, por tashmë po konsiderohet edhe fatsjellëse.

https://www.youtube.com/watch?v=YtpKxu1H0FI

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme