Dhuna në Belfast/ Sërish lëshohen automjete në flakë drejt policisë britanike (Pamje dramatike)

Oficerë police me veshje të rënda vazhdonin të goditeshin me gurë, koktejl molotov dhe fishekzjarre mbrëmë në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, teksa policia lëshonte në kundërpërgjigje ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Protestat e dhunshme në Belfast kanë hyrë në javën e tyre të dytë, megjithë thirrjet e paqes dhe qetësisë nga liderët politikë dhe fetarë. Më shumë se 74 oficerë policie janë plagosur deri tani gjetë trazirave, ndërsa nuk është e qartë sesa protestues janë lënduar gjatë tyre, mes komuniteteve katolike nacionaliste dhe atyre protestante,tw quajtura nga britaniket “luajaliste”.

Protestat më të ashpra dje u raportuan në Tiger Bay, një zonë luajaliste pro-britanike në veri të Belfast, si dhe në zonën anti-britanike New Lodge.

Në një prej incidenteve, drejt policisë u lëshua një automjet që i ishte vënë flaka, në një taktikë të ngjashme me autobuzin në flakë të lëshuar drejt komuniteteve kundërshtare dy ditë më parë.

Pakënaqësia në Irlandën e Veriut u bë e dhunshme javës që shkoi e nxitur prej statusit inferior të vendit në marrëveshjen post-Brexit me BE si dhe nga kufizimet e koronavirusit.

Mediat britanike thonë se një tjetër faktor ishte mos ndëshkimi i disa anëtarëve të partisë republikane nacionalsite Sinn Fein party që shkelën rregullat e Covid-19 për funeralin e aktivistit të famshëm anti-britanik Bobby Storey.

 Top Cannel

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme