Gjatë jetës së tij, presidenti i sapo zgjedhur i ShBA’ve, Donald Trump kishte bërë një sërë bamirësi të cilat nuk ishin përmendur gjatë fushatës parazgjedhore në ShBA, e cila ishte kryesisht e koncentruar në tema që ndërlidheshin me politikat e jashtme.
Ai përshkruhet si njeri i ndjeshëm i cili kishte qenë në gjendje të urdhëronte aeroplanin e tij privat që të transportonte nga Kalifornia për në Nju Jork për trajtim mjekësor një fëmijë të sëmurë që e kishte të rrezikuar seriozisht jetën, raporton portali Sakte.net
Gjithashtu, Trump ka dhuruar shuma të mëdha parash për disa organizata shëndetësore duke përfshirë Shoqërinë Amerikane “Cancer”, Shoqata Amerikane e Diabetit, Aleanca për Lupus Kërkime, Shoqatën e Autizmit Crohn, si dhe shumë organizata të tjera që kanë për qëllim lehtësimin e jetës së personave që janë të prekur nga sëmundje të ndryshme.
Presidenti i ri i SHBA – ve po ashtu ka ndihmuar edhe artistët e rinj, siç ishte rasti kur ai bashkë me Mel Farr u bënë bashkë që të ndihmojnë artistët e rinj në Detroit të paraqiten në Carnegie Hall.
Ai ishte i pari që besonte në barazinë gjinore. Barbara Res ishte 33 vjeçarja që u bë gruaja e parë mbikëqyrëse në ndërtimin e një rrokaqielli pasi që Donald Trump e punësoi atë në vitin 1980./Sakte.net