Granit Xhaka ka përfunduar në qendër të kritikave në Angli.
Mesfushori shqiptar është ndëshkuar për herë të dytë me karton të kuq në sezonin e parë të tij me Arsenalin.
Përjashtimi i Xhakës në ndeshjen me Burnleyn është cilësuar si një papjekuri e lojtarit dhe shumë tifozë kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të kritikuar lojtarin, por në mbrojtje të tij ka dalë bashkëlojtari te kombëtarja e Zvicrës, Johan Djourou.
Një komentues i cili i ka kërkuar Xhakës të largohet nga Arsenali, Djourou i është përgjigjur në këtë mënyrë: “Ai është ndëshkuar me karton të kuq përsëri dhe nuk kemi çka të bëjmë për këtë. Me rëndësi është që ne kemi fituar dhe gjëja më e rëndësishme është që ne kemi fituar. Më lëni t’iu them vetëm një gjë, që Graniti jep gjithçka nga vetja për fanellën e Arsenalit! Ky është stili i tij i lojës dhe mos e kritikoni në këtë mënyrë. Ai luan me pasion dhe do të mësojë nga gabimet”, ka shkruar Djourou.