Do të habiteni se çfarë dhurate dëshiron Totti për ditëlindjen e 40-të

Mosha duket se nuk është akoma një pengesë dhe kur duhen edhe dy javë nga ditëlindja e 40-të, Francesco Totti nuk ka ndërmend që të varë këpucët në gozhdë në fund të sezonit.

Përkundrazi, kapiteni i përjetshëm i Romës është duke menduar për rinovimin e kontratës, transmeton TCH. Kjo është dhurata që do për ditëlindje.

Paraqitja e shkëlqyer në ndeshjen ndaj Sampdorias, ku ai e nisi nga stoli duke dhënë një asist për golin e barazimit dhe mori autorësinë e golit të fitores, janë shenja të qarta motivimi.

Me një jetë shumë të rregullt, rreth futbollit dhe familjes, Totti është më se i fokusuar se kurrë te karriera, të paktën edhe për një tjetër sezon.
Dhe shenjat e aprovimit nuk vijnë vetëm për 40-vjeçarin, por edhe nga drejtuesit e skuadrës verdhekuqe që në fillim të kësaj jave kanë dhënë sinjale se janë të hapur për hapjen e bisedimeve për rinovimin e kontratës.