Do të largohet nga Juventus, këto klube i vihen pas Chiellinit

Giorgio Chiellini, ka konfirmuar se do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, por ende nuk ka vendosur nëse do të varë këpucët apo jo.

Italiani do të përfundojë kohën e tij në klub në fund të sezonit, pavarësisht se kontrata skadon në qershor 2023, përcjell ORAinfo.

“Nuk kam vendosur ende nëse do të tërhiqem apo thjesht do të largohem nga Juventusi”,

“Mendoj se Juventusit i duhet shansi të rritet dhe t’u japë këtyre djemve përgjegjësinë për të luajtur 50 ndeshje çdo sezon dhe jo vetëm 20. Është gjëja e duhur për të bërë. Kam ëndërruar të përfundoj me një trofe, por jam i lumtur sepse kjo është zgjedhja ime. Do të vlerësoj me familjen time, kam disa ide, por tani dua të përgatitem për kombëtaren dhe dua të përfundoj mirë në Wembley”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Chiellini ka oferta nga MLS dhe mund të vendosë të luajë një sezon të fundit jashtë vendit përpara se të pensionohet.

Athletic raportoi më herët sot se LAFC tashmë ka bërë një ofertë për Chiellini, por Vancouver Whitecaps është gjithashtu i interesuar për veteranin italian./ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme