Donald Trump: Madonna është neveritëse, ka turpëruar Amerikën!

Presidenti i ri amerikan Donald Trump, këngëtaren e famshme Madonna, e ka quajtur neveritëse, pasi ylli i muzikës ditë më parë kishte deklaruar se kishte menduar të hedh në erë Shtëpinë e Bardhë, transmeton Zeri.info.

Për shkak të fjalimit kontestues kundër Trump-it, Madonna ka pasur probleme edhe me policinë, çka e kishte shtyrë të ndërronte deklaratën, duke thënë se atë e kishte bërë si metaforë. “Po, jam e zemëruar. Po, kam menduar për atë që ta hedh në erë Shtëpinë e Bardhë.

Por e di se kjo nuk do të ndryshoj asgjë. Nuk duhet të dëshpërohemi. Unë zgjedh dashurinë. Ne zgjedhim dashurinë”, kishte deklaruar ajo gjatë marshimit protestues në Uashington, ndërsa Trump i është përgjigjur se përveç që është neveritëse, ajo ka turpëruar edhe Amerikën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme