Donnarumma kërkohet nga gjiganti anglez

Chelsea raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Italiani është portieri më i ri që ka debutuar në Serie A, ndërsa është shndërruar në numrin një të Milanit në dy sezonet e fundit.

Real Madridi dhe Juventusi janë lidhur me një transferim të italianit, por drejtori i Milanit, Adriano Galliani së fundmi ka insistuar se portieri nuk është në shitje.

Sipas Sport Mediaset, trajneri i Chelseat, Antonio Conte është në dijeni se portieri Thibaut Courtois synon rikthimin në Spanjë dhe po kërkon Donnarumman si zëvendësues të tij.