“Driblimi” i taksave, Di Maria pranon të paguajë

Në vitet e fundit në futbollin spanjoll janë verifikuar raste të shumta të evazionit fiskal në La Liga, aty ku lojtarët më të mirë të planetit përpiqen të driblojnë në jo pak raste organet tatimore.

Por loja e rrezikshme e shmangies së detyrimeve ka sjellë deri tani në bankën e të akuzuarve emra luksi, me Angel Di Marian të fundit në radhë që pranon të paguajë për të mos u burgosur.

Mesfushori argjentinas aktualisht te Paris Sën Zhermen pranoi të derdhë 1.76 milionë Euro në arkat e shtetit spanjoll, pasi pranoi se kishte shmangur detyrimet në kohën kur luante me Realin e Madridit.

Di Maria do të paguajë 60 përqind gjobë mbi shumën që duhej të derdhte kur militonte me “Blankos”.

Sipas ligjeve spanjolle, një shkelës ligji për herë të parë nuk është e nevojshme të vuajë burgun nëse dënimi i tij është nën dy vjet burgim. Kjo i shpëtoi Di Marias disa muaj pas hekurave pas lëvizjeve kontroverse me të drejtat e imazhit.

Ai zhvendosi fondet e tij në vende që konsiderohen parajsa fiskale si Panamaja, por pranoi mashtrimin, e bashkë me të edhe gjobën e majme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme