Dridhet Reali para ndeshjes me Bayernin (FOTO)

Dani Carvajal nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, vetëm dy ditë para ndeshjes me Bayern Munichun.

Skuadra e Real Madridit sot ka mbajtur stërvitjen e radhës, para ndeshjes ndaj Bayern Munichut në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Pepe dhe Raphael Varane nuk ishin mungesat e vetme, pasi për shkak të lodhjes ka munguar edhe Dani Carvajal.

Ende nuk dihet nëse mbrojtësi spanjoll do të jetë gati për të mërkurën.