Drita Stublla mbyllë Instagramin me 20 mijë ndjekës, hap një të ri krejtësisht privat (Foto)

Modelja e njohur, Drita Stublla, duket se ka vendosur të blindojë jetën private në raport me mediat.

Bukuroshja e cila u bë e njohur falë lidhjes së saj të spekuluar me djalin e presidentit të Kosovës, ka vendosur që të mos jetë më e hapur për mediat, shkruan Telegrafi.

Ajo ka mbyllur profilin e saj të vjetër në Instagram me rreth 20 mijë ndjekës.

Instagrami i vjetër i Dritës, i bërë privat nga mediat dhe publiku, më pas i fshirë komplet.

Kjo ka ndodhur për shkak të raportimeve të vazhdueshme për pozat dhe jetën private të saj, teksa nuk mungonin as komentet ngacmuese për të rreth lidhjes me Endrit Thaçin.

Një nga pozat e fundit të Dritës, gjoksi vetëm sa nuk i zbulohet i tëri. Foto: Instagram/LiaStublla

Tash publiku dhe mediat nuk kanë më gjasë të kenë qasje në jetën private të bukuroshes, pasi ajo ka hapur Instagram të ri, krejtësisht privat.

Instagrami i ri krejtësisht privat i Drita Stubllës.

Në Instagramin e ri Drita nuk ka më shumë se 60 ndjekës dhe 41 persona që ajo i ndjek.

Kështu, nuk dihet nëse Endriti ia ka ndaluar asaj rrjetet sociale, por një gjë është e sigurt – mediat gjithmonë do të gjejnë qasjen për jetën e saj private, sa do që ajo mundohet të izolohet, por presioni i madh duket se ka ndikuar negativisht te ajo. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme