Duhet të hyni në kredi për të blerë iPhone 8

Ndërkohë që çmimi fillestar i modelit bazë të iPhone 7 është 649 dollarë, përdoruesit dhe njohësit e rrethanave në Apple ka kohë që spekulojnë se çmimi i modelit më të ri të kompanisë mund të arrijë deri në 1.500 dollarë.

Njohësi i rrethanave në botën e teknologjisë së re John Gruber, i cili më herët ka parashikuar që versioni i artë i Apple Watch do të kushtojë 9.999 dollarë, thotë se çmimi fillestar prej 1.500 dollarësh mund të jetë tepër i lartë.

“Mendoj se do të jetë 1.200 dollarë për modelin bazë, derisa çmimi më i mirë për versionin high-end do të jetë 1.300 ose 1.400 dollarë”, ka thënë ai.  Nëse Apple lanson iPhone me çmim të lartë, atëherë mund të pritet edhe rënie e kërkesave.

“Duket sikur OLED iPhone në këtë moment nuk mund të prodhohet në sasi prej 40 milionë njësish për një tremujor. Të paktën jo tash. Nëse kjo është e saktë, do të thotë se modeli do të jetë më i shtrenjtë”, ka thënë Gruber.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme