Dy skuadra të mëdha nga Serie A në garë për Rashicën

Milot Rashica, ylli i Kosovës dhe Vitesses, në sezonin e ardhshëm mund të luaj në Serie

 

Milot Rashica ka përfunduar në radarin e Lazios. Drejtori sportiv i kësaj skuadre, Igli Tare ka shfaqur interesim që në skuadër ta transferoj Milot Rashicën, shkruan Calciomercato.com

Tare ka shfaruar interesim për yllin e Kosovës, pasi i ka dështuar plani për transferimin e sulmuesit italian, Giussepe Rossi, cili është i huazuar tek Celta Vigo, pasi ka këputir ligamentet e gjuri të majtë.

Por, përveç Lazios, interesim për ish anëtarin e Vushtrrisë ka shfaqur edhe Roma. “Calcioreporter” shkruan se ‘Giallorosët’ do të tentojnë të transferojnë gjatë afatit kalimtar të verës talentin nga Vushtrria, i cili po cilësohet si zëvendësues i El Shaarawy dhe Diego Perottit.

Rashica, kartoni i të cilit kushton 6 milionë euro, numëron 68 paraqitje me fanellën e Vitesse dhe ka arritur të realizojë në total 12 gola. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme