E çuditshme: Suedia shpërndan në çdo familje manualin “për t’u përgatitur për luftë”

Pamfleta e mbrojtjes tregon se si popullsia duhet të përgatitet kur ndodh ndonjë sulm dhe se si të kontribuojë në “mbrojtjen totale” të vendit

Qeveria suedeze ka filluar dërgimin e pamfleteve publike në 4.8 milionë shtëpitë e këtij vendi, për herë të parën në një gjysëm shekulli, duke iu treguar se çka të bëjnë kur të ndodh lufta.

Om krisen eller kriget kommer [Nëse kriza ose lufta vjen] shpjegon se si njerëzit mund të sigurojnë nevojat bazike të sigurisë si ushqimi, uji dhe ngrohja, se cilat janë shenjat e alarmit, se ku të gjejnë strehimore për t’iu shpëtuar bombardimeve dhe se si të kontribuojnë në “mbrojtjen e përgjithshme” të Suedisë, transmeton Periskopi.

Pamfleti 20 faqesh, i ilustruar me fotografi të sirenave, aeorplanëve të luftës dhe familjeve që ikin nga shtëpitë e tyre, poashtu përgatit popullsinë për rreziqe si sulmet kibernetike dhe ato të terrorit, për ndryshimet klimatike, dhe përfshin një faqe që tregon se si të identifikohen lajmet e rreme.

“Ani që Suedia është më e sigurtë se çdo vend tjetër, megjithatë ka ende kërcënime ndaj sigurisë dhe pavarësisë sonë,” thuhet në broshurë. “Nëse jeni të përgatitur, kjo nënkupton që po kontribuoni në përmirësimin e aftësisë së vendit për t’u përballur me fatkeqësi të mëdha.”

Pamflete të ngjashme ishin shpërndarë në Suedinë e atëhershme neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore më 1943, gjatë kulmit të luftës.

“Shoqëria është e lëndueshme, andaj duhet të përgatisim veten si individë,” tha Dan Eliasson, i cili është në krye të këtij projekti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme