E konfirmon Unikkatili: Ka me pas muzikë të re (Foto)

Reperi i njohur Rebel a.K.a UniKKatil është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar.

Së fundmi, ai ka bërë një lajmërim shumë të rëndësishëm për fansat e tij, duke treguar se edhe këtë vit ai nuk e ka ndër mend të pauzojë.

madje pyetjeve të shpeshta nga fansat në rrjetet sociale, në lidhje me prurjet e tij të reja në muzikë, Unikkatil iu jep fund me një përgjigje, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“OO VIKTOR A JE GJALLË???”. Çdo i dyti mesazh m’thot ashtu. Po gjallë edhe mà i fortë se gjithë. Po, ka me pasë shumë muzikë të ré”, (sic.), shkruan Viktor Paloka, i njohur si Unaikkatili në statusin e tij.

Me këtë, ai ka konfirmuar fansat se në një të ardhme të afërt, mund të presim projektin e tij të radhës. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme