E mposhti Real Madridin në ‘El Classico’, kjo është deklarata e Xavit!

Xavi i kënaqur me futbollistët e Barcelonës, thotë se fitorja ndaj Real Madridit ishte e rëndësishme

Barcelona e ka fituar “El Classicon” kundër Real Madridit në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

“Katalunasit” fituan 2:1 ndaj Real Madridit në stadiumin “Camp Nou” me golin e fitores të arritur në minutat shtesë.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandes është shprehur i kënaqur me skuadrën e tij pas triumfit të rëndësishëm ndaj “mbretërve”.

“Kemi dominuar, kemi krijuar më shumë shanse. Po largohem i kënaqur. Skuadra është zbrazur dhe ka punuar në mbrojtje dhe sulm. Është një fitore shumë e rëndësishme për ne. Mendoj se kemi qenë mirë”, tha Xavi pas ndeshjes, njofton Marca.

“Mendoj se kemi pasur më shumë kontroll. Ata kanë ditur të dalin nga presioni i lartë. Goli i anuluar vjen nga keqkuptimi ynë. Mendoj se kemi qenë superiorë në përgjithësi”.

“Kam pasur dyshime deri në momentin e fundit mes Sergi dhe Franck. Në fund doli shumë mirë sepse të dy shënuan”.

“Ne donim të bënim ndryshimin, pavarësisht nëse goli i tyre ia vlente apo jo”, përfundoi Xavi.

Barcelona tani ka 68 pikë në pozitën e parë, 11 më shumë se Real Madridi që është i dyti me 56 pikë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme