Efi i del ‘dardh me bisht’ Luizit: ‘Po si s’të vjen turp mo! Shkon qan për Oltën’

Efi hidhet në ‘sulm’ ndaj Luizit: ‘Po si s’të vjen turp mo! Shkon qan për Oltën’.

Efi Dhedhes është një nga katër ish-banorët e rifutur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” u hap një televotim, ku publiku do votonte të rikthente në shtëpi 4 ish-banorë. Bashkë me Efin, u bënë sërish pjesë e BB VIP edhe Bledi Mane, Kiara Tito dhe Ronaldo Sharka.

Por nuk ishte vetëm kjo e papritura që ndodhi mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi fillimisht Olta Gixhari dha vendimin e saj përfundimtar për t’u larguar nga aty.

Edhe pse banorët tentuan që ta bindnin aktoren që të mos largohej, ajo nuk mundi të rrinte më pasi takoi edhe djalin e saj. Luiz Ejlli ishte ai që i tha që të qëndronte pasi nuk do kishte kuptim loja pa të. Madje këngëtari edhe u emocionua kur pa Oltën me të birin dhe qau.

Lidhur me këtë, Efi i tha Luizit se si mund të qash për Oltën, duke qenë se në lojë ishin shumë kundërshtarë me njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Efi: Po si qave për Oltën

Luizi: Po qava se thashë me kë do merrem

Efi: Po si nuk të erdhi turp mo, po ti ke qarë për mua, ke qarë për gruan dhe qanë për Oltën?

Luizi: Do qaj për Oltën, se i thashë po të kishte me nominim kokë më kokë me mua, do kisha hapur verë duke festuar, por mënyra se si iku

Efi: Të bën të lotosh

Luizi: Mua më këputi shpirtin, reagimi i djalit, më bëri të ndihem keq. Pa thënë gjë ajo, unë shkova duke i rënë ziles me dalë. Njëherë mendova se është 1 prilli, por pastaj e bëra lidhjen se ka qëndruar 5 orë te dhoma e rrëfimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme