“Elite Show” vjen për publikun këtë të diele, Elita Rudi shfaqet tërheqëse dhe më në formë se asnjëherë (Video)

Prezantuesja Elita Rudi ka kohë që ka paralajmëruar publikun se do të vijë me një spektakël të ri televiziv, i cili transmetohet në RTV Dukagjini, në bashkëpunim me Telegrafin.

“Elite Show” quhet ky program, i cili do të transmetohet çdo të diele, ndërsa do të sjell plot intervista dhe befasi të këndshme për teleshikuesit.

Në YouTube është publikuar edhe promoja e spektaklit të parë, nga ku shihet se Elita do të shfaqet më e bukur dhe në formë se asnjëherë tjetër.

Elita Rudi, joshëse dhe në top formë për spektaklin e ri televiziv “Elite Show” në RTV Dukagjini.

Të ftuar në emisionin e parë do të jenë disa të rinj të talentuar, gra nga Krusha e Madhe dhe çifti i njohur Mihrije dhe Naim Abazi.

Një sektor i veçantë do të jetë i dedikuar edhe për showbizin, të cilin do ta drejtojë gazetari Artan Telaku.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni promon e spektaklit të parë të “Elite Show”, i cili vjen për publikun këtë të diele në ora 12:00. /Telegrafi/