Enca është fejuar? (Foto)

E shtune, 12 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Enca bën pjesë tek ato këngëtare e cila bën median rozë të shkruajë për të.

Ajo ka ngacmuar me një unazë fejese. Këngëtarja ka postuar një foto të re në “Snapchat”, duke na lënë të nënkuptojmë se tashmë ka ndërruar statusin.

Ajo ka ekspozuar një unazë fejese në disa foto dhe video në rrjet, që sipas saj, është prej diamanti.

“Kjo është e vetmja unazë që nuk do ta heq kurrë”, shkruan Enca përkrah fotos.

Por jo vetëm unaza ka zgjuar thashethemet mbi statusin e këngëtares. Enca ka udhëtuar drejt Italisë dhe ka vizituar një nga qendrat më të bukura të shtetit fqinj.

“Në Milano”, ka shkruar këngëtarja, teksa pozon tejet e lumtur. Si gjithmonë, edhe këtë herë ajo nuk e ka shfaqur se kush ishte shoqëruesi i saj. /albeu

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme