Erdogan do të jetë i pranishëm në ndeshjen Turqi-Kosovë

Presidenti i Turqisë do të përcjellë nga afër ndeshjen e përfaqësueses sonë.

Takimi i rëndësishëm për kualifikimet e Botërorit ‘Rusi 2018’, mes Turqisë dhe Kosovës që do të zhvillohet në Antalya, do të ketë një mysafir special, transmeton KosovaPress.

Presidenti i shtetit turk, Recep Tayip Erdogan, ka konfirmuar praninë e tij në stadium për të përkrahur kombëtaren e Turqisë, përballë Kosovës, raportojnë mediat në këtë vend.

Turqit e shohin këtë ndeshje si tejet vendimtare për kualifikimin në Botëror dhe stadiumi ‘Antalya Arena’ pritet të jetë i stërmbushur.

Takimi në mes Turqisë dhe Kosovës do të zhvillohet nesër nga ora 18:00.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme