Facebook ka sulmuar ‘një vend sovran’/ Ndizet lufta e lajmeve

Kryelajmi që po dominon axhendën e medieve ndërkombëtare lidhet me faktin se rrjeti social, Facebook ka vendosur të ndalojë australianët që të kenë akses dhe të ndajnë lajme në këtë rrjet.

Vendimi i Facebook vjen si protestë ndaj një ligji të ri, që do e detyronte FB të paguante faqet e tjera për përmbajtjen e materialeve që shpërndahen.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison reagoi me zemërim. Ai tha se kompanitë e mëdha të teknologjisë mendojnë se janë më të mëdha se qeveritë dhe se rregullat nuk duhet të zbatohen ndaj tyre.

Ai tha se veprimi i Facebook është një sulm ndaj një vendi sovran dhe një abuzim me pushtetin.

Zemërimi ka mbërritur edhe në vende të tjera, kryesisht në SHBA, ku përplasja mes rrjeteve sociale dhe politikanëve u bë shumë e fortë gjatë fushatës zgjedhore.

Në media nisi të qarkullojë edhe një thurje: Fshini Facebook-un.

Fillimisht përplasja me median sociale nisi me rrjetin gjigant Google. Por pavarësisht se kundërshtuan ligjin, Google së fundmi kishte nënshkruar marrëveshje pagesash me tre media të mëdha australiane.

Për çdo 100 dollarë reklama në median australiane, 81 shkon për Facebook dhe Google. Kjo ka sjellë revoltën e medieve që prodhojnë përmbajtje lajmesh, të cilat thonë se rrjetet sociale po vjelin pasuri marramendëse nga puna e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme