Facebook nxit shqiptarët që të votojnë

Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, i ka dedikuar një opsion të veçantë votimeve në Shqipëri.

Kështu, që në mëngjes herët, Facebook ofron për të gjithë mundësinë për të treguar se kanë votuar.

Ndërkohë, për të gjithë ata që kërkojnë informacione më të detajuara për votimet në vend, mund t’i marrin përmes një dritareje tjetër në FB.

Kujtojmë se FB u angazhua që në fillim të fushatës në Shqipëri, duke kërkuar transparencë për reklamat politike.

Por po ashtu janë dhjetëra-mijëra dollarë që janë shpenzuar në këtë rrjet nga kandidatët dhe partitë politike shqiptare, duke shënuar një rekord në historinë politike shqiptare.