Politikani britanik që ishte një nga shtytësit kryesor të Brexit’it, Nigel Farage, ka pranuar se dy fëmijët e tij kanë pasaporta gjermane dhe do ta kenë të drejtën të lëvizin lirshëm nëpër Evropë edhe pas daljes nga Bashkimi Ebropian.
Lideri i UKIP’it britanik, ka insistuar se ‘megjithatë fëmijët e tij’ janë edhe britanik dhe e duan shumë futbollin e Anglisë, shkruan Daily Mail, transmeton Periskopi.
Farage ka katër fëmijë dhe dy fëmijë i ka me gruan gjermane, Kristen Mehr. Çifti u ndanë vitin e kaluar.
Ai ka konfirmuar se fëmijët e tij do ta kenë të drejtën të lëvizin lirshëm në BE derisa miliona britanikë do ta humbin këtë të drejtë, pasi të ndodh Brex’IT.
“Po, po”, është përgjigjur Farage në pyetjen se a është e vërtetë që dy fëmijët e tij kanë pasaporta gjermane.