Fatmir Spahiu ironizon me politikanët: Mbani maskën, kurgjo nuk u kry hala lejohen vetëm tubimet politike

Fatmir Spahiu komenton vazhdimisht situatat politike në vendin tonë por çdoherë me stilin e tij plot humor.

Së fundi, ka publikuar një fotografi duke mbajtur maskën teksa ka shkruar: “Mbani maskën oooo miq. Kurgjo nuk u kry hala! *Lejohen vetëm tubimet politike, hyhyhy!”.

Ai ka ironizuar me politikanë të cilët tashmë do fillojnë fushatën zgjedhore për zgjedhjet me 14 shkurt edhe pse situata me koronavirus vazhdon të jetë alarmante.