Fergusoni këshillon Unitedin ta fitojë Europa Ligën

Manchester Unitedi duhet të përqendrohet që ta fitojë Europa Ligën për herë të parë në histori të klubit dhe të sigurojnë kualifikimin për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, ka thënë menaxheri legjendar Sir Alex Ferguson.

Unitedi është në pozitën e pestë në Premier Ligë dhe ka katër pikë më pak se Liverpooli në pozitën e katërt që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Përfundimi i sezonit në top-katërshe do t’ia siguronte kualifikimin për Ligën e Kmapionëve, por Fergusoni, i cili ishte në krye të klubit për 27 vjet, beson se Unitedi ka mundësi që ta fitojë garën e dytë europiane.

“Puna është se nuk e kemi fituar kurrë Europa Ligën”, ka thënë Ferguson për ESPN. “Nuk e kemi fituar kurrë UEFA Cup, siç quhej dikur dhe kemi një short të mirë. Nuk po them me siguri të madhe, por kemi mundësi të mirë. Është trofe europian dhe nëse e fitojmë do të jemi në Ligën e Kampionëve”, transmeton Koha.net.

Klubet angleze nuk kanë fituar tituj europian që prej vitit 2012 kur Chelsea siguroi trofeun e Ligës së Kampionëve. Ferguson, i cili fitoi dy herë trofeun e “Championsit” ka thënë se gara europiane shkon me cikle.

“Në vitet ’70 ishte Ajaxi dhe Bayern Munichu, në ’80-at ishte Liverpooli; ’90-at ishte Italia me Milanin dhe pastaj ishte Anglia. Për momentin cikli është me ekipet spanjolle. Ato janë më të mirat për momentin, prandaj e fitojnë titullin”, ka shtuar Ferguson.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme