Jo shumë gjatë pas modifikimit të modelit Ferrari 812 Superfast, kompania e njohur Wheelsandmore ofertën e vet e ka pasuruar me programin e kompletuar për modifikimin edhe të një modeli tjetër të Ferrarit – atë GTC4Lusso T.
Wheelsandmore për Ferrari GTC4Lusso T ka zgjedhur sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar (modeli tani është më i ulët për 30 mm), rrotat 21 dhe 22-inç nga alumini me goma Pirelli (255/30/21 të përparme dhe 315/25/22 të pasme), transmeton Koha.net.
Gjithashtu, kjo kompani ofron edhe disa paketa për përforcimin e motorit të këtij GTC4Lusso T – 3.9-litër Twin-Turbo V8.
Paketa “Stage 1” përfshinë përforcimin e motorit në 695 kuajfuqi, ndërsa “Stage 2” në 715 kuajfuqi.