FFK godet hapur Bunjakun
4 vjet më parëE hëne 14 Nentor 2016 – Sakte.net /
Federata e Futbollit të Kosovës e ka “ngacmuar” përzgjedhësin Albert Bunjaku.
Në njoftimin për shtyp, FFK ka shkruar se Bunjaku nuk e ka bërë asnjë zëvendësim në ndeshjen ndaj Turqisë, edhe pse disa lojtarë dukeshin të lodhshëm.
“Do theksuar se përzgjedhësi Albert Bunjaki nuk bëri asnjë zëvendësim gjatë kësaj ndeshje, duke i besuar nga fillimi e deri në fund 11-shes startuese, ndonëse tek disa lojtarë u vërejt lodhja”, thuhet në njoftimin për shtyp, përcjellë “Lajmi.net”.
Turqia mposhti Kosovën 2:0 dhe Bunjaku u kritikua shumë për faktin se nuk e bëri asnjë zëvendësim.